Çrregullimi global i internetit/Mijëra udhëtarë amerikanë janë ende të bllokuar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i160632-Çrregullimi_global_i_internetit_mijëra_udhëtarë_amerikanë_janë_ende_të_bllokuar
Pas çrregullimit global të teknologjisë së informacionit, kompanitë ajrore amerikane vazhdojnë të anulojnë fluturimet e tyre dhe kjo situatë ka bërë që mijëra pasagjerë të enden nëpër aeroportet e vendit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 23, 2024 20:16 Europe/Tirane
  • Çrregullimi global i internetit/Mijëra udhëtarë amerikanë janë ende të bllokuar

Pas çrregullimit global të teknologjisë së informacionit, kompanitë ajrore amerikane vazhdojnë të anulojnë fluturimet e tyre dhe kjo situatë ka bërë që mijëra pasagjerë të enden nëpër aeroportet e vendit.

Kompania ajrore "Delta Air Lines", një nga kompanitët ajrore më të mëdha amerikane, aktualisht po përballet me një presion të madh për të kthyer pasagjerët, dhe Pete Buttigieg, Sekretari i Transportit i SHBA-së, e ka quajtur zhgënjyese shpejtësinë e rifillimit të sistemeve të kompanisë ajrore "Delta Air Lines".

Sipas të dhënave të faqes së internetit “FlightAware”, të hënën janë anuluar më shumë se 1000 fluturime brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe më shumë se 9000 fluturime të tjera janë vonuar.