Lavrov: NATO-ja është mjeti i Amerikës për të dominuar botën
(last modified Tue, 23 Jul 2024 18:49:52 GMT )
Korrik 23, 2024 20:49 Europe/Tirane
  • Lavrov: NATO-ja është mjeti i Amerikës për të dominuar botën

Ministri i Jashtëm i Rusisë theksoi se NATO-ja dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) janë mjete për Uashingtonin për të dominuar pjesën tjetër të botës.

Sergej Lavrov, sot, në një takim me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare të këtij vendi, ka bërë të ditur se Amerika i sheh vendet evropiane si konkurrente.

Ai, gjithashtu, vuri në dukje sjelljen e fundit të Bashkimit Evropian ndaj përpjekjeve të kryeministrit hungarez për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe tha: “Shikoni si po sillet Bashkimi Evropian me kreun e radhës të Bashkimit Evropian, Viktor Orban, vetëm për shkak të asaj që ai tha për gjetjen e një kompromisi në vend të luftës.”

Duke iu referuar zhvillimeve globale drejt një bote shumëpolare, ministri i Jashtëm i Rusisë shtoi: “Jemi dëshmitarë të formimit të shpejtë të një arkitekture më të drejtë botërore, të bazuar në disa qendra fuqie”.

Lavrov tha gjithashtu se “parimet e Kartës së OKB-së nuk janë zbatuar siç duhet; NATO-ja dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) janë mjete për Uashingtonin për të dominuar pjesën tjetër të botës”.

 

Tags