Rusia paralajmëron për militarizimin e Azisë me armë bërthamore amerikane
(last modified Mon, 29 Jul 2024 19:00:31 GMT )
Korrik 29, 2024 21:00 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron për militarizimin e Azisë me armë bërthamore amerikane

Ministri i Jashtëm i Rusisë duke paralajmëruar për pasojat e vendosjes së armëve bërthamore, tha se vendosja e armëve bërthamore amerikane në Azinë Juglindore rrit rreziqet për sigurinë e rajonit.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, të dielën në Kuala Lumpur, kryeqytetin e Malajzisë, tha: "Për një kohë të gjatë Amerika ka ofruar armët e saj bërthamore dhe mundësinë e përdorimit të këtyre armëve për vendet anëtare të NATO-s nën titullin e misioneve të përbashkëta bërthamore  dhe ky proces ka filluar së fundmi edhe në vendet aziatike."

Lavrov theksoi: "Nëse përvoja relativisht e rrezikshme e vendosjes së armëve bërthamore amerikane sillet në Azinë Juglindore, askush nuk do të përfitojë prej saj dhe rreziqet e sigurisë do të rriten më shumë."

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, gjithashtu vuri në dukje edhe projektin e ndërtimit të nëndetëseve bërthamore me pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë dhe Australisë, i njohur si projekti AUKUS, dhe tha: "Militarizimi i Azisë dhe Paqësorit është në axhendën e amerikanëve, ndërkohë që zbatimi i këtij projekti duhet të jetë nën kontrollin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike."

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë mbërriti në Kuala Lumpur për të takuar dhe biseduar me Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

 

Tags