Ukraina: Ne fundosëm nëndetësen ruse në Detin e Zi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i161016-ukraina_ne_fundosëm_nëndetësen_ruse_në_detin_e_zi
Ushtria ukrainase njoftoi të shtunën se kishte fundosur nëpërmjet një sulmi me raketa nëndetësen "Rostov-on-Don" dhe sistemin anti-ajror rus S-400 në gadishullin e Krimesë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 04, 2024 05:44 Europe/Tirane
  • Ukraina: Ne fundosëm nëndetësen ruse në Detin e Zi

Ushtria ukrainase njoftoi të shtunën se kishte fundosur nëpërmjet një sulmi me raketa nëndetësen "Rostov-on-Don" dhe sistemin anti-ajror rus S-400 në gadishullin e Krimesë.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ushtria ukrainase njoftoi se shënjestroi me sukses dhe fundosi nëndetësen ruse "Rostov-on-Don" në portin e Sevastopolit, në Krime.

Ushtria ukrainase tha gjithashtu: "Sulmi i së premtes dëmtoi sistemin raketor anti-ajror S-400 në gadishullin e Krimesë të pushtuar në mënyrë të paligjshme."

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë konfirmoi përmes një komunikate se nëndetësja luftarake “Rostov-on-Don” e këtij vendi shkoi në fund të Detit të Zi për shkak të sulmit të ushtrisë ukrainase në portin e Sevastopolit.

Ukraina ka sulmuar në mënyrë të përsëritur anijet ruse që nga fillimi i sulmeve në shkallë të gjerë dhe, sipas ushtrisë ukrainase, rreth 30 për qind e flotës ruse të Detit të Zi është shkatërruar ose çaktivizuar.

Sulmet e suksesshme të Ukrainës në Krime e detyruan Moskën të tërhiqte pjesën më të madhe të forcave të saj detare nga gadishulli në qytetin port rus Novorossiysk, i cili është kthyer në një port kyç për flotën ruse të Detit të Zi.

Ushtria ukrainase njoftoi gjithashtu se kishte sulmuar një aeroport në jug të Rusisë, si dhe depot e naftës dhe objektet e depozitimit të karburantit në rajonet Belgorod, Kursk dhe Rostov.