Demonstrata të dhunshme në Britani
(last modified Sun, 04 Aug 2024 18:48:31 GMT )
Gusht 04, 2024 20:48 Europe/Tirane
  • Demonstrata të dhunshme në Britani

Mbi 100 persona janë arrestuar në Britaninë e Madhe, pas përshkallëzimit të protestave të së djathtës ekstreme, ndërsa 53 forca policore janë plagosur.

Trazira kishte në Hull, Liverpul, Bristol, Mançester, Stok, Bllekpul dhe Belfast, ndërsa janë djegur vetura, plaçkitur dyqane e po ashtu janë sulmuar policët në disa vende.

Protesta më të vogla pati edhe në disa qytete të tjera, por nuk u përshkallëzuan në dhunë.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, u ka ofruar forcave policore mbështetjen e plotë të qeverisë për të marrë masa kundër ekstremistëve.

Në Liverpul janë hedhur gurë, shishe e fishekzjarrë në drejtim të policëve, ndërsa 53 policë janë lënduar gjatë konfrontimeve dhe dy prej tyre janë dërguar në spital.

 

Tags