Erdogan: Turqia i bashkohet ankesës së Afrikës së Jugut kundër Izraelit
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha përmes një deklarate se vendi i bashkohet ankesës së Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga agjencia turke e lajmeve Anadolu Ajansı, Erdogan shtoi se ekipi ligjor i parlamentit turk i bashkohet ankesës së Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në një përpjekje për t'i dhënë fund gjenocidit kundër popullit palestinez dhe se Turqia do të paraqesë ankesën e vet në këtë gjykatë më 7 gusht.
Presidenti i Turqisë theksoi: "Rrjeti gjenocidal i (regjimit) Izraelit është i etur për gjak dhe çfarëdo krimi që të kryejë, nuk do të pengojë solidaritetin e Turqisë dhe të popullit turk me palestinezët."
Edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan njoftoi të hënën mbrëma se ky shtet i bashkohet ankesës së Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për kryerjen e gjenocidit ndaj palestinezëve dhe se aleatët e këtij regjimi duhet ta kapin atë për kapistalli.
Gjithashtu, ministri i Jashtëm turk shtoi: "Ismail Haniyeh, kryenegociatori i palestinezëve, u martirizua në një atentat burracak nga regjimi sionist dhe nga ky veprim i regjimit izraelit mësojmë se Netanyahu nuk dëshiron armëpushim."
Fidan sqaroi: "Regjimi izraelit dëshiron t'i masakrojë palestinezët duke i lënë të vdesin nga uria."