Ndihmë e re ushtarake amerikane prej 125 milionë dollarësh për Ukrainën
(last modified Sat, 10 Aug 2024 08:48:20 GMT )
Gusht 10, 2024 10:48 Europe/Tirane
  • Ndihmë e re ushtarake amerikane prej 125 milionë dollarësh për Ukrainën

John Kirby, zëdhënësi dhe koordinatori i komunikimeve strategjike të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, njoftoi për ndihmën e re ushtarake prej 125 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kievin në të njëjtën kohë me sulmin e befasishëm dhe avancimin e forcave ukrainase në territorin rus.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, gjatë një konference për shtyp, Kirby tha: "Ndihma e re ushtarake për Ukrainën thekson angazhimin tonë të palëkundur për të mbështetur këtë vend në përballjen me agresionin rus".

Duke iu referuar sulmit të befasishëm dhe avancimit të forcave ukrainase në territorin rus, zëdhënësi dhe koordinatori i komunikimeve strategjike të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së theksoi: "Zyrtarët amerikanë janë në kontakt me homologët e tyre në Ukrainë dhe ne po përpiqemi të arrijmë të kuptojmë më mirë se çfarë po bëjnë forcat ukrainase në terren, si dhe qëllimet dhe strategjinë e tyre."

Nga ana tjetër, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, gjithashtu në një deklaratë deklaroi se ndihma e re ushtarake e Uashingtonit për Kievin sigurohet nga stoku i armëve amerikane dhe tha: "Ndihma e re ushtarake për Ukrainën përfshin interceptorë të mbrojtjes ajrore, municione për sistemet raketore dhe ato të artilerisë, radarë multi-misionarë (të aftë për të kryer misione të shumta) dhe armë antitank.

Këto pajisje do të ndihmojnë Ukrainën të mbrojë forcat e veta ushtarake, popullin dhe qytetet e veta dhe të forcojë aftësitë e veta në përballjen me sulmet ruse në vijën frontale të luftës.

 

Tags