Harris kryeson në tri shtetet kryesore kundër Trumpit
Sipas sondazhit të kryer nga gazeta më e madhe amerikane, The New York Times, kandidatja demokrate, Kamala Harris kryeson kundër republikanit Trump në shtetet e Pensilvanisë, Michigan-it dhe Wisconsin-it, të cilat janë shumë të rëndësishme për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Në secilin shtet, Harris ka mbështetjen e 50 për qind të votuesve ndërsa Trump 46 për qind.
Kandidatët shpesh fokusohen në këto shtete pasi rezultati atje mund të vendosë fituesin e zgjedhjeve presidenciale.
Shteti i Pensilvanisë ka 20 vota elektorale, Michigan 15 vota elektorale dhe Wisconsin dhjetë vota elektorale. Për të fituar presidencën, një kandidat duhet të arrijë të fitojë 270 vota elektorale dhe këto shtete mund të luajnë një rol kyç në arritjen e këtij qëllimi.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, këto tre shtete u fituan nga Donald Trump, megjithëse ato kishin votuar tradicionalisht për demokratët në zgjedhjet e mëparshme.