Gjermania: Vrasja e civilëve të zhvendosur në Gaza, "e papranueshme"
(last modified Sun, 11 Aug 2024 18:47:37 GMT )
Gusht 11, 2024 20:47 Europe/Tirane
  • Gjermania: Vrasja e civilëve të zhvendosur në Gaza,

Vrasja e civilëve të zhvendosur në Gaza nga regjimi izraelit ka shkaktuar një dënim të gjerë ndërkombëtar, madje edhe nga disa prej aleatëve më të afërt të izraelit, përfshirë Gjermaninë.

Në një seri postimesh në rrjetin social X të dielën, Ministria e Jashtme gjermane tha se sulmet e përsëritura të ushtrisë izraelite ndaj shkollave duhet të ndalen dhe të hetohen.

“Raportet nga Gaza janë të tmerrshme. Civilët që kërkojnë strehim janë duke u vrarë nga forcat izraelite dhe kjo është e papranueshme,” tha Ministria e Jashtme gjermane.

“Vuajtjet e grave, burrave dhe shumë fëmijëve që kërkojnë mbrojtje, të cilët kanë muaj që ikin nga luftimet në Gaza, janë të pakufishme. Ata nuk duhet të sulmohen më”, shtoi deklarata e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Deklarata erdhi një ditë pasi ushtria izraelite bombardoi një shkollë që strehonte palestinezët e zhvendosur në qytetin e Gazës, duke vrarë më shumë se 100 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.