Ukraina po krijon një “zonë sigurie” në rajonin e Kurskut
(last modified Wed, 14 Aug 2024 18:48:58 GMT )
Gusht 14, 2024 20:48 Europe/Tirane
  • Ukraina po krijon një “zonë sigurie” në rajonin e Kurskut

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është takuar me zyrtarë ukrainas rreth situatës në rajonin rus të Kurskut për të diskutuar çështje kyçe, duke përfshirë sigurinë dhe ndihmën humanitare.

Presidenti ukrainas tha se vendi “po mbron veten dhe jetët e njerëzve në komunitetet kufitare”, ndërsa gjithashtu “po ndërmerr hapa aktivë në territorin rus”.

Ukraina po krijon një “zonë sigurie” në rajonin e Kurskut të Rusisë dhe planifikon të organizojë korridore evakuimi për civilët që duan të shkojnë ose në Rusi ose në Ukrainë.

Synimet e Kievit nuk janë plotësisht të qarta, por disa analistë spekulojnë se sulmi synon të forcojë dorën e Ukrainës në negociatat e ardhshme të paqes.

Disa analistë të luftës kanë thënë se Ukraina mund ta ketë nisur inkursionin për t’i bërë forcat e Kremlinit të largohen nga vija e frontit dhe të kthehen për ta mbrojtur Kurskin dhe zonat e tjera kufitare. Por, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e Kremlinit i kanë rritur sulmet në lindje të Ukrainës.

Guvernatori në detyrë i Kurskit, Aleksei Smirnov, raportoi para presidentit rus, Vladimir Putin, më 12 gusht, se 28 vendbanime “janë nën kontrollin e armikut”.

Ndërkohë, Rusia raportohet se po dërgon rekrutë në rajonin rus të pushtuar prej Ukrainës.

 

Tags