Putin: Ushtarët ukrainas do të dëbohen nga territori rus
(last modified Thu, 15 Aug 2024 08:18:13 GMT )
Gusht 15, 2024 10:18 Europe/Tirane
  • Putin: Ushtarët ukrainas do të dëbohen nga territori rus

Presidenti i Rusisë e quajti dëbimin e ushtarëve ukrainas nga territori i Rusisë misionin kryesor të Ministrisë së Mbrojtjes së këtij vendi.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një takim urgjent me autoritetet e këtij vendi të martën, duke theksuar sigurinë e kufijve të vendit të tij, kërkoi nga Shërbimi Federal i Sigurisë dhe Garda Kombëtare e Rusisë që të veprojnë në mënyrë efektive kundër sabotazheve të Ukrainës.

Putin shtoi se Shërbimi Federal i Sigurisë së bashku me Gardën Kombëtare Ruse duhet të sigurohen për situatën kundër terrorizmit dhe luftën efektive kundër grupeve sabotuese si dhe për identifikimin e armikut; gjithashtu edhe Garda Kombëtare e Rusisë duhet të kryejë misionet e saj luftarake.

Presidenti i Rusisë sqaroi se tashmë është e qartë pse qeveria e Kievit refuzoi propozimet për t'u kthyer në planin e paqes.

Putin tha: "Me ndihmën e vendeve perëndimore, Ukraina po zbaton kërkesat e tyre dhe po përpiqet të përmirësojë pozicionin e saj në negociatat e ardhshme, por është e pamundur të negociohet me njerëz që sulmojnë pa kriter civilët dhe infrastrukturën civile."

Të martën e 6 gushtit, ushtarët ukrainas kaluan kufirin rus dhe hynë në territorin e këtij vendi duke sulmuar rajonin Kursk të Rusisë.

 

Tags