Zelensky: Kemi marrë nën kontroll rajonin Sozha
(last modified Sat, 17 Aug 2024 07:36:54 GMT )
Gusht 17, 2024 09:36 Europe/Tirane
  • Zelensky: Kemi marrë nën kontroll rajonin Sozha

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pretenduar se Ukraina ka marrë nën kontroll qytetin Sozha në rajonin Kursk të Rusisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars News; presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pretenduar në një video-mesazh se komandantët e lartë të Ukrainës kanë njoftuar "përfundimin e çlirimit të qytetit Sozha".

Presidenti i Ukrainës ka theksuar se në këtë qytet është hapur zyra e komandës ushtarake ukrainase.

Përveç kësaj, ai ka pretenduar se Kievi ka shtrirë dominimin mbi më shumë se 80 fshatra në rajonin e Kurskut. Autoritetet ruse nuk i kanë konfirmuar ende pretendimet e presidentit ukrainas, Zelensky.

Rajoni Sozha ndodhet 10 kilometra larg kufirit me Ukrainën dhe është qendra e vetme e transmetimit të gazit natyror nga Rusia në Evropë.

Rajoni i Kurskut është shumë i rëndësishëm për të dyja palët, për shkak të prezencës së termocentralit bërthamor si dhe të qendrës së transmetimit të gazit natyror Sozha.

Ukraina filloi sulmet e saj në Kursk më datë 6 të këtij muaji (gusht) dhe sipas Kievit, këto sulme vazhdojnë ende.

Më herët, autoritetet e Kurskut njoftuan se 28 fshatra kishin rënë nën kontrollin e forcave ukrainase dhe se 12 persona u vranë dhe 121 të tjerë u plagosën nga këto sulme.

Analistët parashikojnë se vala e re e sulmeve të Kievit ka për qëllim të fitojë më shumë pikë në negociatat e ardhshme me Rusinë dhe të rrisë fuqinë negociuese të Ukrainës.

 

Tags