Kamala Harris shpalos planin e saj ekonomik
(last modified Sun, 18 Aug 2024 08:48:14 GMT )
Gusht 18, 2024 10:48 Europe/Tirane
  • Kamala Harris shpalos planin e saj ekonomik

Kamala Harris, kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit 2024, shpalosi planet e saj për 100 ditët e para të presidencës së saj në një tubim në shtetin e Karolinës së Veriut.

Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve Mehr, zonja Harris ka mbajtur një fjalim para mbështetësve të saj dhe ka pohuar se është e angazhuar për të ulur koston e jetesës së popullit amerikan!

Në të njëjtën kohë, kandidatja amerikane për presidente i premtoi popullit të rrisë përjashtimet nga taksat për familjet me të ardhura të ulëta e të mesme dhe të parandalojë vendosjen e kostove të larta të barnave për grupet me të ardhura të ulëta.

Ajo premtoi se do të prezantojë një projekt-ligj për të ndaluar rritjen e çmimeve nga prodhuesit dhe shitësit e produkteve ushqimore në nivel federal.

Ajo tha gjithashtu se qeveria e saj do të gjobisë kompanitë e mëdha që nxisin inflacionin.

Kamala Harris, pa një sfond ekonomik, ka pretenduar se qeveria e saj do të gjobisë korporatat e mëdha që rrisin çmimet dhe nxisin inflacionin, se do të ulë koston e banesave për njerëzit dhe do të ofrojë stimuj tatimorë për ndërtuesit e banesave.

Harris kritikoi gjithashtu planin e kundërshtarit të saj republikan, Donald Trump, për të rritur tarifën e importit të mallrave të huaja dhe e vlerësoi atë si një veprim që synon vendosjen e kostove më të larta ndaj popullit amerikan.

Nga ana tjetër, Donald Trump i cilësoi planet e kandidates Harris si veprime të ngjashme me ato të qeverive komuniste.

Kandidati i Partisë Republikane ka shkruar në llogarinë e tij personale në rrjetin social 'Truth Social':

"Nëse mendoni se gjithçka është e shtrenjtë tani, nëse Kamala bëhet presidente për 4 vjet, situata do të jetë 100 herë më e keqe. Sipas planit të saj, Kamala do të zbatojë kontrolle të çmimeve sipas stilit sovjetik. Ajo i shndërron politikat qesharake fiskale të Kalifornisë në një ligj kombëtar, që do të thotë se deri në 80% të të ardhurave të çdo amerikani do të taksohen! Nëse doni më shumë para dhe taksa më të ulëta, votoni Trump!!!"