Skocia pezulloi të gjitha takimet e saj me zyrtarët izraelitë
Qeveria skoceze me anë të një deklarate të publikuar të hënën njoftoi: "Ne nuk do të pranojmë asnjë ftesë për t'u takuar më tej me zyrtarët izraelitë derisa të arrihet përparim i vërtetë drejt vendosjes së paqes në këtë rajon".
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, qeveria skoceze në një deklaratë të hënën njoftoi se takimi i zyrtarëve të këtij vendi me zyrtarët dhe ambasadorët e Izraelit është i ndaluar derisa të arrihet përparim në bisedimet e paqes në Gaza.
Pas kritikave të shumta kundër takimit të Angus Robertson, sekretarit të kabinetit për punët e jashtme të Skocisë, me zëvendësambasadorin e regjimit sionist në Angli, qeveria në pushtet e Partisë Kombëtare Skoceze pezulloi çdo takim me zyrtarët izraelitë.
Sipas raportit të Sky News, në një deklaratë të publikuar dje, Robertson ka kërkuar falje për takimin e tij me zyrtarin izraelit dhe se ky takim nuk është kufizuar vetëm në armëpushimin në Gaza.
Robertson më tej theksoi: Qeveria skoceze nuk ka reshtur kurrë së shprehuri mbështetjen për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve, fundin e dërgimit të armëve britanike për regjimin e Izraelit dhe njohjen e një shteti të pavarur palestinez brenda kuadrit të zgjidhjes me dy shtete.
Kjo ndërkohë që regjimi sionist, po vazhdon sulmet e tij kundër popullit të Gazës me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve evropiane si Anglia, duke injoruar 2 rezolutat e Këshillit të Sigurimit për të ndaluar menjëherë sulmet e tij në Rripin e Gazës, si dhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për nevojën për të marrë masa për parandalimin e gjenocidit dhe përpjekjen për të përmirësuar kushtet humanitare në Gaza.