Zelensky: Situata në lindje të Ukrainës është e vështirë
(last modified Tue, 20 Aug 2024 17:56:22 GMT )
Gusht 20, 2024 19:56 Europe/Tirane
  • Zelensky: Situata në lindje të Ukrainës është e vështirë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se situata në lindje, afër Toretskut, është e vështirë, pas përparimeve të forcave ruse në rajon.

Që nga fillimi i ditës, ka pasur 14 ballafaqime luftarake në zonën e Toretskut dhe 34 në sektorin e Pokrovskut, tha shtabi i përgjithshëm i ushtrisë së Ukrainës.

Rusia ka dërguar më shumë trupa sot në Pokrovsk, sipas ushtrisë ukrainase, për të mbështetur ofensivën atje, me sa duket në një përpjekje për të përfituar nga momenti, njoftoi Skynews.

Rusia kishte marrë nën kontroll rajonin Niu-York, i cili është më pak se gjashtë  kilometra nga qyteti Toretsk.

Pavarësisht sukseseve në pushtimin e Kurskut, Kievi nuk ka pasur sukses në lindje të tij, duke humbur terren ndaj forcave ruse.

Ndërkohë sulmi i Ukrainës në rajonin e Kursk do të thotë se Rusia nuk është gati për të zhvilluar bisedime paqeje për momentin, ka thënë një ndihmës i Vladimir Putin.

Moska nuk po tërheq propozimet e saj të mëparshme të paqes, por pushtimi në Kursk do të thotë se mbajtja e bisedimeve të paqes tani do të ishte “e papërshtatshme”, tha Yuri Ushakov.

 

Tags