Trump: Ndihma për Ukrainën zbrazi depot e armëve amerikane
(last modified Thu, 22 Aug 2024 06:42:36 GMT )
Gusht 22, 2024 08:42 Europe/Tirane
  • Trump: Ndihma për Ukrainën zbrazi depot e armëve amerikane

Teksa theksoi rëndësinë e mbajtjes së marrëdhënieve pozitive me vende si Rusia, kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale amerikane tha se do të merrej vesh me Vladimir Putinin.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Donald Trump, ish-presidenti dhe kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA, njoftoi të enjten në mëngjes vendimin e tij për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë.

“Është mirë të merresh me një vend si Rusia”, tha Trump gjatë një fjalimi elektoral para mbështetësve të tij në Karolinën e Veriut.

 Duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së marrëdhënieve pozitive me vende si Rusia, ai tha se shkon mirë me presidentin rus Vladimir Putin.

Ky politikan amerikan, teksa kritikoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën për luftën kundër Rusisë, deklaroi se depot e armëve të vendit të tij janë boshatisur për shkak të dërgesave pa kriter të armatimeve në Kiev.

Sipas këtij raporti, Trump shtoi: “Ne nuk kemi asnjë municion tani. E dini pse; Ne ia dhamë Ukrainës dhe vendeve të tjera. Ne i kemi depot bosh".

Ai gjithashtu premtoi se nëse rizgjidhet si president, do të shkarkojë personelin ushtarak përgjegjës për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. "Unë do të kërkoj dorëheqjen e të gjithë zyrtarëve ushtarakë të rangut të lartë të përfshirë në tragjedinë e Afganistanit. Unë dua që ata të japin dorëheqjen menjëherë”, deklaroi Trump.

 

Tags