Harris pranoi zyrtarisht emërimin si kandidate presidenciale
(last modified Fri, 23 Aug 2024 06:48:09 GMT )
Gusht 23, 2024 08:48 Europe/Tirane
  • Harris pranoi zyrtarisht emërimin si kandidate presidenciale

Nënpresidentja amerikane Kamala Harris pranoi zyrtarisht të enjten në mbrëmje emërimin historik si kandidate e Partisë Demokrate në ditën e fundit të Kuvendit Kombëtar.

Pranimi i emërimit nga Harris është pika kulmore e një muaji të pazakontë në politikën amerikane, që kur Presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara për një mandat të dytë.

Harris është gruaja e parë me ngjyrë dhe personi i parë me origjinë nga Azia Jugore që pranon emërimin nga një parti e  madhe si kandidate për presidente e SHBA.

Fjalimi i Harris në Konventën Kombëtare të Partisë Demokrate i dha asaj një nga mundësitë e pakta të mbetura deri në zgjedhje për të shpalosur vizionin për vendin para një audience prej miliona amerikanësh dhe për të argumentuar se pse duhet të votojnë për të, duke vënë në shënjestër rivalin e saj republikan Donald Trump.

Ajo foli një ditë pasi guvernatori i Minesotës, Tim Walz pranoi emërimin si kandidat për nënpresident.