Amerika kërkoi largimin e qytetarëve të saj nga Ukraina
(last modified Sat, 24 Aug 2024 05:37:02 GMT )
Gusht 24, 2024 07:37 Europe/Tirane
  • Amerika kërkoi largimin e qytetarëve të saj nga Ukraina

Në një deklaratë, Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi qytetarët amerikanë në Ukrainë që të largohen nga ky vend sa më shpejt të jetë e mundur për shkak të shqetësimit të shtuar për sulmet ruse me raketa.

Sipas IRNA, duke cituar uebsajtin e lajmeve të Polsky Radio, deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit thoshte: Rusia mund të sulmojë ndërtesat qeveritare në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës në ditët në vijim.

Kjo deklaratë shton: Pritet që edhe infrastruktura civile e Ukrainës të jetë në shënjestër të forcave ruse.

Në lidhje me këtë, Ambasada e SHBA-së në Kiev gjithashtu në një deklaratë paralajmëroi qytetarët amerikanë se situata e sigurisë në Ukrainë është jashtëzakonisht e paqëndrueshme dhe situata mund të përkeqësohet pa paralajmërim.

Në deklaratën e saj, Ambasada Amerikane në Kiev ka këshilluar qytetarët amerikanë që të largohen nga Ukraina me rrugë tokësore, mundësisht me automjet privat, sepse aktualisht mënyra më pak e rrezikshme për t'u larguar nga Ukraina është me automjet privat.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha të premten se ngjashëm me ISIS-in, Kievi ka në arsenalin e tij skema të gjera të veprimtarisë terroriste - nga hedhja në erë e infrastrukturës civile dhe vrasja e civilëve deri te terrorizmi bërthamor".

Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve, Sputnik, Zakharova paralajmëroi se termocentralet bërthamore Zaporozhye dhe Kursk në Rusinë perëndimore ishin “objekte të akteve kriminale terroriste të regjimit të Kievit” dhe kërcënoi se Rusia do të përgjigjet ashpër ndaj sulmeve të tilla.

 

Tags