Kush po proteston në rrugën e qyteteve të Anglisë?
(last modified Sat, 24 Aug 2024 16:20:32 GMT )
Gusht 24, 2024 18:20 Europe/Tirane
  • Kush po proteston në rrugën e qyteteve të Anglisë?
    Kush po proteston në rrugën e qyteteve të Anglisë?

Parstoday- Kanali britanik BBC pretendon se gënjeshtrat e hapësirës virtuale dhe rrjeteve sociale janë shkaku i trazirave në Angli dhe njerëzit e “dehur” hyjnë në demonstrata. Por gazeta amerikane "New York Times" thotë se kriza e kostos së jetesës dhe problemet ekonomike janë shkaku i protestave

Trazirat në Angli çdo ditë marrin një dimension të ri. Ndërkohë reagimi i mediave në gjuhën angleze ndaj këtyre zhvillimeve ka krijuar shumë pyetje. Sipas Parstoday, agjencia e lajmeve Fars në një artikull të titulluar "Çfarë po ndodh në rrugët e Anglisë?", ka hedhur një vështrim këtyre pretendimeve të mediave që po shqyrtojmë në vazhdim:

Reuters: Janë arrestuar mbi 1000 persona

Sipas agjencisë britanike të lajmeve "Reuters", që nga fillimi i protestave në Angli, "autoritetet e pushtetit britanik arrestuan më shumë se 1000 protestues, duke përfshirë një vajzë 13-vjeçare". Në vitin 2011, Britania arrestoi 4000 njerëz në vetëm një javë për të shtypur trazirat dhe tubimet protestuese.

Reuters: Janë arrestuar mbi 1000 persona

 

BBC: Protestuesit janë terroristë!

Qeveria britanike dhe media e saj, veçanërisht organizata BBC, përpiqen t'i rrëfejnë protestat në këtë mënyrë: "Turmat e ekstremit të djathtë, të ndikuar nga gënjeshtrat e hapësirës virtuare dhe rrjeteve sociale, kanë krijuar trazira".

Rrjeti i BBC shkroi: "Gënjeshtrat në internet janë bërë shkak për tensionimin e situatës. Nxitësit kryesorë të trazirave përdorën rrjetet sociale dhe aplikacione komunikimi për të përhapur urrejtje dhe për të përcaktuar kohën dhe vendin e protestave. Turma sulmoi rezidencën e emigrantëve. Nga ana e kryeministrit britanik, shkak i këtyre trazirave u deklarua lëvizja e ekstremit të djathtë".

Duke vazhduar sulmin ndaj protestuesve, BBC tha: “E djathta ekstreme përfshin nazistët gjenocidalë, të cilët qeveria i konsideron terroristë. Ata duan të shkatërrojnë shoqërinë. Disa nga rebelët ishin kriminelë dhe hajdutë dhe të tjerë ishin të dehur që iu bashkuan kaosit. Thjesht mjafton të jesh online që të konsiderohesh i radikalizuar".

BBC: Protestuesit janë terroristë!

 

The Guardian: Gjykojeni pronarin e Twitter

Në këtë kuadër, gazeta britanike "The Guardian", beson se Elon Musk, për shkak se zotëron rrjetin social Twitter, duhet të gjykohet si shkaktar i trazirave. Guardian tha në një raport tjetër: “6000 oficerë specialë dolën në rrugë për të shtypur protestat".

The Guardian: Gjykojeni pronarin e Twitter

New York Times: Problemet ekonomike janë shkaktar i protestave

Por gazeta amerikane "New York Times" ka shkruar në një raport të titulluar "Trazirat kundër emigrantëve në Britani, një test jetik për Starmer (kryeministrin britanik)": "Prishja e shërbimeve publike dhe kriza e kostove të jetesës janë faktorë që shkaktuan këto trazira". New York Times duke cituar profesorin Steven Fielding, një profesor i shquar i historisë politike në Universitetin e Nottinghamit, ka thënë se këto trazira ndodhën në disa pjesë të Britanisë që kanë qenë në recesion ekonomik për një kohë të gjatë".

New York Times: Problemet ekonomike janë shkaktar i protestave

 

New York Times shkroi në lidhje me të kaluarën e kryeministrit Starmer në shtypjen e protestave në Britani dhe ka thënë: "Kur ai shërbeu si kryeprokuror në vitin 2011, pas shpërthimit të protestave dhe trazirave, ai u përpoq të ndiqte me shpejtësi dhe të burgoste autorët e trazirave".

Përleshje gjatë protestave në Angli

Sipas New York Times, Claire Ainsley, ish-drejtoresha e politikave të Starmer, tha: "Është një ide e gabuar të mendosh se të gjithë në trazirat janë kundër emigrantëve. Situata e mirë ekonomike dhe mirëqenia e jetës së njerëzve e bën të djathtën ekstreme më pak ndikuese. Diçka që nuk e shohim sot në situatën ekonomike të Britanisë”.

Kjo media amerikane thotë: “Britania në mënyrë të dëshpëruar, ka nevojë për punëtorë të huaj për rritjen ekonomike dhe nuk mund të reduktojë numrin e tyre”.

Prania e forcave kundër trazirave në rrugët e Anglisë

 

 

Tags