Rusia hakmerret keqas ndaj Ukrainës
(last modified Mon, 26 Aug 2024 18:04:23 GMT )
Gusht 26, 2024 20:04 Europe/Tirane
  • Rusia hakmerret keqas ndaj Ukrainës

Të paktën gjashtë persona janë vrarë pasi Rusia nisi një sulm masiv në të gjithë Ukrainën, duke dëmtuar rëndë furnizimet me energji dhe ujë.

Shpërthimet ndodhën në disa qytete, përfshirë Kievin, mëngjesin e 26 gushtit, pasi më shumë se gjysma e rajoneve të vendit u sulmuan nga raketat dhe dronët.

Autoritetet në rajonet Zaporizhzhia, Lutsk, Kharkiv, Zhytomyr dhe Dnipropetrovsk raportuan se 6 njerëz kishin vdekur nga sulmi i madh ajror.

Rusia konfirmoi se kishte shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës, një nga taktikat e saj afatgjata dhe tha se të gjitha objektivat u goditën.

Breshëria e sulmeve me dronë dhe raketa filloi në të gjithë Ukrainën gjatë natës të së hënës dhe vazhdoi deri në mëngjes dhe pjesa më e madhe e Ukrainës me ndërprerje të shumta të energjisë dhe ujit të pijshëm.

Civilëve iu kërkua të qëndronin në strehimore pasi i gjithë vendi ishte vënë nën alarmin e sulmit ajror.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia kishte lëshuar më shumë se 100 raketa dhe rreth 100 dronë.

“Kjo ishte një nga goditjet më të mëdha”, tha ai, duke shtuar se kishte shumë dëme në objektet energjetike.

 

Tags