Sulmet masive ruse godasin Ukrainën për ditën e dytë me radhë
(last modified Tue, 27 Aug 2024 06:45:27 GMT )
Gusht 27, 2024 08:45 Europe/Tirane
  • Sulmet masive ruse godasin Ukrainën për ditën e dytë me radhë

Rusia ka vënë në shënjestër Ukrainën me një valë tjetër sulmesh, një ditë pas një prej sulmeve ajrore më të mëdha të luftës.

Alarmet për sulm ajror u lëshuan herët të martën, pasi vëzhguesit ukrainas zbuluan aeroplanët rusë që lëshonin raketa hipersonike. Janë raportuar edhe sulme masive me dronë.

Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës thonë se i gjithë vendi është nën kërcënimin e një sulmi me armë balistike.

Një deklaratë nga ministria ruse e mbrojtjes tha se armatime precize me rreze të gjatë dhe me bazë detare ishin përdorur për të goditur stacionet e energjisë dhe infrastrukturën përkatëse në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë në Kiev, Lviv dhe rajonet Kharkiv dhe Odesa.

Të paktën gjashtë persona vdiqën gjatë natës të dielën deri të hënën dhe dhjetëra u plagosën pasi më shumë se gjysma e rajoneve të Ukrainës u sulmuan nga dronë dhe raketa.

Infrastruktura e energjisë elektrike u godit duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në shumë qytete, ku u prekën edhe furnizimet me ujë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i quajti sulmet “të egra”, duke thënë se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë rrjetin energjetik të Ukrainës.

Ndërsa Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy dënoi “sulmet frikacake të raketave dhe dronëve të Rusisë ndaj infrastrukturës civile”.

 

Tags