Lavrov: Irani nuk do t'u nënshtrohet kurrë akteve provokuese
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka thënë se vrasja e kreut të Byrosë Politike të Hamasit ishte një përpjekje për të provokuar Iranin dhe se Irani nuk do t'u nënshtrohet kurrë veprimeve provokuese.
Duket se Tel Avivi është e vetmja palë që dëshiron të fillojë një luftë të madhe midis Iranit dhe Izraelit me ndërhyrjen e vendeve fqinje, citon RIA Novosti të ketë thënë Lavrov.
Regjimi izraelit nuk e mohon faktin se synon të përfitojë nga kushtet dhe mundësitë në rajon, shtoi ai.
Ndërsa perëndimorët kërkojnë të provokojnë Iranin, Republika Islamike nuk dëshiron t'u nënshtrohet akteve provokuese dhe nuk ka ndërmend të hyjë në një luftë të madhe, vuri në dukje kryediplomati rus.
Duke iu referuar përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Damaskut, ai tha se Rusia, Irani, Turqia dhe Siria mund të mbajnë një takim në të ardhmen e afërt.
Turqia dhe Siria arritën të mbajnë një takim në vitin 2023 me pjesëmarrjen e Ministrave të Mbrojtjes, Ministrave të Punëve të Jashtme dhe krerëve të shërbimeve të inteligjencës të palëve dhe diskutuan për normalizimin e marrëdhënieve midis Ankarasë dhe Damaskut, tha Lavrov.