Zelensky dënon sulmin rus në Lviv
(last modified Wed, 04 Sep 2024 18:06:36 GMT )
Shtator 04, 2024 20:06 Europe/Tirane
  • Zelensky dënon sulmin rus në Lviv

Pas sulmit rus me raketa në Lviv dhe Kryvi Rih të Ukrainës, presidenti Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që terrori të ndalet.

Ai këto komente i bëri në një postim në rrjetin social Facebok dhe në platformën X.

Sulmi në Lvivv vrau 7 persona, përfshirë një vajzn 14-vjeçe. Më shumë se 30 tjerë janë plagosur. Ndërtesat kolektive, shkollat dhe qendrat mjekësore janë dëmtuar në qytet”, ka shkruar presidenti ukrainas.

Zelensky theksoi se çdo partner i Ukrainës në mbarë globin që ndihmon vendin e tij me sisteme të mbrojtjes kundërajrore është mbrojtës i jetëve.

“Çdokush që bind partnerët t’i sigurojnë Ukrainës armë me rreze të gjata, që na mundëson t’i përgjigjemi terrorit, po punon për të parandaluar sulme të tilla terroriste ruse në qytetet ukrainase. Terrori duhet të ndalet”, tha në fund Zelensky.

Për sulmet e reja është raportuar vetëm një ditë pas sulmeve më vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, prej nisjes së luftës, më 2022, pasi të paktën 51 persona janë vrarë në një qendër ushtarake të trajnimit në qendër të Ukrainës.

Pak pas sulmit janë bërë kritika të mëdha, meqë është raportuar se kadetët janë mbledhur në një ambient të jashtëm për një ceremoni diplomimi, dhe kështu Rusisë i është ofruar një mundësi për t’i shënjestruar ata.

 

Tags