Turqia dhe Egjipti duan t'i japin fund pushtimit të Palestinës
(last modified Thu, 05 Sep 2024 17:33:38 GMT )
Shtator 05, 2024 19:33 Europe/Tirane
  • Turqia dhe Egjipti duan t'i japin fund pushtimit të Palestinës

Presidentët e Turqisë dhe Egjiptit kërkuan të njohin shtetin e pavarur të Palestinës në arenën ndërkombëtare.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi vizitoi Turqinë të mërkurën më 4 shtator për herë të parë në 12 vitet e fundit për të takuar dhe biseduar me presidentin e këtij vendi, Rexhep Tajip Erdogan.

Al-Sisi mori pjesë edhe në takimin e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Strategjik midis Turqisë dhe Egjiptit.

Sipas Agjencisë iraniane të Lajmeve Studentore (ISNA), në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga takimi i parë i këshillit të bashkëpunimit strategjik të nivelit të lartë të Turqisë dhe Egjiptit, presidentët e Republikës së Turqisë dhe Egjiptit theksuan mbështetjen e tyre për përfundimin e okupimit të Palestinës si dhe të drejtën e popullit palestinez për të formuar një shtet të pavarur dhe sovran. Turqia dhe Egjipti theksuan gjithashtu mbështetjen e tyre për të drejtën e kthimit të refugjatëve palestinezë, vendosjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe të përhershëm, lirimin e të burgosurve dhe dërgimin e vazhdueshëm të ndihmës humanitare dhe mjekësore në Gaza në përgjigje të veprimeve të paligjshme të regjimit izraelit.

Në javët e kaluara, Egjipti, së bashku me Katarin, kërkuan ndërmjetësim për të vendosur një armëpushim në Rripin e Gazës, por teprimi dhe mosfleksibiliteti i sionistëve kanë penguar vendosjen e një marrëveshjeje armëpushimi.

 

Tags