Kandidati humbës për presidencën e Venezuelës iku në Spanjë
(last modified Sun, 08 Sep 2024 05:55:58 GMT )
Shtator 08, 2024 07:55 Europe/Tirane
  • Kandidati humbës për presidencën e Venezuelës iku në Spanjë

Qeveria e Venezuelës njoftoi se Edmundo Gonzalez, kandidati i opozitës në zgjedhjet presidenciale të korrikut, i cili humbi kundrejt Maduro, është arratisur nga vendi.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, “zëvendëspresidentja e Venezuelës” Delsey Rodriguez njoftoi se ish-kandidati presidencial “Edmundo Gonzalez” u largua nga Venezuela pasi mori azil nga Spanja. Ajo ka publikuar një mesazh në kanalin e saj në Telegram dhe ka shkruar: Gonzalez u u largua nga Venezuela nëprëmjet ambasadës spanjolle në Karakas dhe kërkoi azil në këtë ambasadë. Në një pjesë tjetër të këtij mesazhi, zëvendësi i Maduros shkruan: “González, i cili vullnetarisht për disa ditë u strehua në Ambasadën Spanjolle në Karakas, ka paraqitur kërkesën e tij për azil politik në Madrid. Ajo vuri në dukje se: Qeveria e Maduros, e cila kishte urdhëruar arrestimin e Gonzalez, vendosi t'i lejonte atij kalimin e sigurt jashtë vendit për të ndihmuar në vendosjen e paqes politike në vend. Ndërsa Nicolás Maduro u shpall fitues i zgjedhjeve të korrikut, shumë qeveri ende nuk e kanë njohur fitoren e tij dhe qeveria amerikane ka shpallur rivalin e Maduros, Edmundo González, fitues të zgjedhjeve dhe ka mbështetur opozitën në Venezuelë. Ndërkohë, Venezuela ia hoqi të drejtën Brazilit për mbrojtjen e interesave të Buenos Aires pas hyrjes së 6 disidentëve të njohur të këtij vendi në ambasadën argjentinase në Karakas dhe më pas forcat e sigurisë venezueliane rrethuan Ambasadën e Argjentinës në Karakas. Brazili tha se ishte "i befasuar" nga ky vendim, ndërsa Argjentina tha se e hodh poshtë vendimin të cilin e quan "të njëanshëm". Të dy vendet i kërkuan Venezuelës të respektojë Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Tags