Gjermania mbyll përkohësisht të gjithë kufijtë e saj tokësorë
(last modified Tue, 10 Sep 2024 06:54:32 GMT )
Shtator 10, 2024 08:54 Europe/Tirane
  • Gjermania mbyll përkohësisht të gjithë kufijtë e saj tokësorë

Të hënën, qeveria gjermane njoftoi mbylljen e të gjithë kufijve tokësorë në një përpjekje për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe për të mbrojtur njerëzit nga kërcënimet.

Sipas Reuters, Ministria e Brendshme gjermane përmes një komunikate ka njoftuar se këto kontrolle do të nisin më 16 shtator dhe fillimisht do të zgjasin gjashtë muaj. Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Pfizer tha: Ne po forcojmë sigurinë e vendit tonë dhe po vazhdojmë qëndrimin tonë të ashpër kundër emigracionit të paligjshëm. Gjermania vitet e fundit ka forcuar qëndrimin e saj ndaj emigracionit. Sulmet e fundit vdekjeprurëse me armë të ftohta, në të cilat të dyshuarit ishin emigrantë, kanë ngritur shqetësime për emigracionin në vend. Grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për një sulm që ndodhi në qytetin Solingen në perëndim të këtij vendi. Në këtë sulm u vranë tre persona. Gjermania ndan më shumë se 3,700 kilometra kufij tokësorë me Danimarkën, Holandën, Belgjikën, Luksemburgun, Francën, Zvicrën, Austrinë, Republikën Çeke dhe Poloninë. Vitin e kaluar, Gjermania vendosi më shumë kufizime në kufijtë e saj tokësorë me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën në reagim ndaj një rritjeje të madhe të kërkesave për azil. Sipas Euronews, komisioneri gjerman për emigracionin ka sugjeruar që emigrantët që hyjnë ilegalisht në Bashkimin Evropian përmes kufirit me Bjellorusinë të deportohen menjëherë dhe të dërgohen në Ruanda të Afrikës.

Tags