Super stuhia Yagi në Vietnam/71 persona humbin ose zhduken
(last modified Tue, 10 Sep 2024 06:54:43 GMT )
Shtator 10, 2024 08:54 Europe/Tirane
  • Super stuhia Yagi në Vietnam/71 persona humbin ose zhduken

Autoritetet vietnameze kanë njoftuar se dhjetëra njerëz janë vrarë ose zhdukur si pasojë e stuhisë së fuqishme Yagi.

Sipas Reuters, zyrtarët e qeverisë vietnameze njoftuan se 59 persona janë vrarë dhe 22 persona janë ende të zhdukur pasi stuhia Yagi goditi vendin, e cila është stuhia më e fortë në Azi këtë vit. Shumica e këtyre personave kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve të shkaktuara nga kjo stuhi. Aktualisht, Vietnami ka mobilizuar më shumë se 380,000 forca ushtarake dhe ndihmës së shpejtë për të ofruar ndihmë. Sipas mediave lokale në Vietnam, për shkak të stuhisë Yagi, energjia elektrike është ndërprerë për miliona shtëpi dhe biznese, autostradat janë përmbytur, rrjetet e telekomunikacionit janë ndërprerë dhe aktivitetet ekonomike janë ndalur në shumë qendra industriale. Sipas zyrtarëve, intensiteti i stuhisë deri më tani ka shkaktuar dëme në arat bujqësore, të cilat janë rreth 116 mijë e 192 hektarë me oriz dhe fruta. Qindra fluturime gjithashtu u anuluan në Vietnam pasi katër aeroporte u mbyllën. Organizata Meteorologjike e Vietnamit ka parashikuar shira të dendur në provincat veriore dhe qendrore të vendit dhe ka paralajmëruar përmbytje në zonat nën nivelin e detit. Para se të hynte në Vietnam, super stuhia Yagi vrau tre persona në Kinë dhe plagosi rreth 100 të tjerë dhe shkaktoi shumë dëme në Filipine.

Tags