ChatGPT, iPhone 16 dhe Rinia
(last modified Wed, 11 Sep 2024 07:52:33 GMT )
Shtator 11, 2024 09:52 Europe/Tirane
  • ChatGPT, iPhone 16 dhe Rinia

Apple prezantoi iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max, me Apple Intelligence, madhësi më të mëdha të ekranit, aftësi të reja krijuese dhe shumë mundësi që ofron çipi A18 Pro.

Apple nuk ka zbuluar kurrë publikisht se sa RAM kanë iPhone-ët e saj, kështu që duhet të presim daljen në treg për të mësuar specifikat e tyre. Mirëpo këtë herë, mund të mos na duhet. Një raport i ri nga MacRumors, në partneritet me iSWUpdates, na tregon se të katër modelet e iPhone 16, të cilat u prezantuan ditë më parë, do të kenë 8 GB RAM. Një nga karakteristikat e iPhone 16 është Apple Intelligence. Inteligjenca artificiale dhe ChatGPT janë risitë e fundit të teknologjisë që sipas psikologëve kanë ndikimin e tyre tek rinia. Sabrina B. Little assitente profesoreshë nga universiteti Christopher Newport në SHBA, në një artikull për psychologytoday.com jep këshillat e saj se përse studentët nuk duhet të përdorin ChatGPT. Studentët duhet të shmangin përdorimin e ChatGPT sepse të mësosh të shkruash është të mësosh të mendosh, shkruan ajo. Një udhëzim gjatë historisë së arsimit është llogaritja me mjete të reja. Katalogjet e kartave dixhitale janë një shembull. Ndoshta për shkak se shumë mjete kanë qenë një pasuri në hapësirat arsimore - duke lehtësuar procesin e të mësuarit - shumë shkolla kanë zhvilluar qëndrime gjerësisht mikpritëse ndaj tyre. Por jo të gjitha mjetet janë njësoj konstruktive. Disa mjete minojnë mësimin tonë, shembulli më i fundit është ChatGPT. ChatGPT është një robot komunikues i inteligjencës artificiale (AI) që krijon biseda të ngjashme me njerëzit duke përdorur përpunimin e gjuhës natyrore. E thënë thjesht, ai u përgjigjet pyetjeve që bën dikush, duke u mbështetur në depot e informacionit dhe ndërveprimet e tij me përdoruesit e tjerë. Brenda dy muajve të parë të fillimit të tij në janar të 2023, ChatGPT kishte 100 milionë përdorues aktivë. Lind pyetja se ku ndikon ChatGPT në arsim. Më shqetësuesja është në përfundimin e detyrave që u janë caktuar studentëve. Nxënësit mund të heqin dorë nga i menduari - duke lejuar që AI të trajtojë tematika të vështira në emër të tyre. Ata gjithashtu mund të kërkojnë që ChatGPT të gjejë zgjidhjen për problemet e caktuara nga profesorët. ChatGPT është ende i ri dhe mësuesit dhe institucionet kanë politika të ndryshme që përcaktojnë përdorimin e tij—disa më të rrepta, disa më të buta. Pavarësisht, ka arsye të forta që studentët duhet t'i rezistojnë këtij mjeti. Ndër arsyet që profesoresha sugjeron janë  si më poshtë:

  1. Mësimi i vërtetë është transformues
  2. Të mësosh të shkruash është të mësosh të mendosh
  3. Karakteri juaj formohet në procesin tuaj të mësimit

Përfundimi

Edukimi ka të bëjë me formimin e një personi. ChatGPT dhe teknologjitë e ngjashme minojnë këtë detyrë të rëndësishme. Rekomandimi im është që studentët t'i rezistojnë tundimit për ta përdorur atë në fushën e leximit dhe shkrimit, nëse me të vërtetë dëshirojnë të transformohen nga rrjedha e tyre e mësimit dhe përfitimit të mësimit.

 

Tags