Ekspertët e NATO-s bashkëpunojnë për të sulmuar infrastrukturën civile ruse
https://parstoday.ir/sq/news/world-i162334-ekspertët_e_nato_s_bashkëpunojnë_për_të_sulmuar_infrastrukturën_civile_ruse
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një takim me ambasadorët e vendeve të tjera në Moskë tha: Forcat ukrainase janë të përfshira në operacione terroriste me mbështetjen e drejtpërdrejtë të perëndimit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 12, 2024 21:00 Europe/Tirane
  • Ekspertët e NATO-s bashkëpunojnë për të sulmuar infrastrukturën civile ruse

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një takim me ambasadorët e vendeve të tjera në Moskë tha: Forcat ukrainase janë të përfshira në operacione terroriste me mbështetjen e drejtpërdrejtë të perëndimit.

Sergei Lavrov shtoi: Sulmet terroriste të Ukrainës kundër civilëve në Rusi janë shtuar. Perëndimi i jep Ukrainës armë që ajo t’i përdor në operacionet terroriste. Lavrov tha: Është vendosur që Kievi të sulmojë Rusinë me armë me rreze të gjatë dhe këtë vendim ata po mundohen ta justifikojnë në media. Ministri i Jashtëm rus tha: Ekspertët nga vendet anëtare të NATO-s po koordinojnë sulmet ndaj infrastrukturës civile ruse.