Evropa Qendrore në 'katastrofë' nga përmbytjet vdekjeprurëse
Shërbimet e urgjencës po japin mbështetjen dhe ndihmën e tyre Evropën Qendrore dhe Lindore pasi reshjet e rrëmbyeshme frynë lumenjtë dhe dëmtuan mijëra shtëpi.
Një person ka vdekur nga përmbytja në Poloni, konfirmoi të dielën kryeministri Donald Tusk. Stuhia Boris ka rezultuar vdekjeprurëse edhe në Rumani, ku të paktën katër persona humbën jetën gjatë përmbytjeve në rajonin juglindor Galat.

Në Republikën Çeke, përmbytjet kanë çuar në evakuime të ppullatës ndërkohë që 51,000 familje në zonat veriore të vendit kanë hasur ndërprerje të energjisë. Bllokimet nga përmbytjet janë shtuar shumë në kryeqytetin Pragë. "Ne po përballemi me efektet e ndryshimeve klimatike, të cilat janë gjithnjë e më të pranishme në kontinentin evropian, sigurisht me pasoja dramatike," tha të shtunën presidenti rumun Klaus Iohannis. Reshjet ekstreme po përsëriten gjithnjë e më shumë në Evropë, ashtu si në pjesën tjetër të botës dhe e gjithë kjo për shkak të ndryshimeve klimatike. Një mot më e ngrohtë mund të krijojë më shumë lagështi dhe kjo mund të shkaktojë reshje më të dendura shiu. Ndryshimi i klimës përkeqëson valët e të nxehtit, thatësirat, zjarret dhe përmbytjet.

Kryetari i Slobozia Conachi, një fshat në rajonin e Galatit të Rumanisë, tha se 700 shtëpi janë përmbytur. "Kjo është një katastrofë me përmasa epike," tha Emil Dragomir. E njëjta situatë vihet re dhe në Poloni. Në Glucholazy, një rajon jugperëndimor i Polonisë, Opole, kryetari i qytetit tha se lumi lokal kishte dalë nga shtrati e tij dhe po përmbyt qytetin. Ai u bëri thirrje banorëve që të evakuohen në një zonë më të lartë. Në Republikën Çeke, një digë shpërtheu të shtunën në rajonin e Bohemisë. Ministri i Mjedisit Petr Hladik u kërkoi njerëzve në zonat më të goditura që të përgatiten për të lënë shtëpitë e tyre. Hladik tha se uji i shiut po qëndron në sipërfaqe - duke rritur kështu rrezikun e përmbytjeve. Deri të martën priten reshje shiu në Republikën Çeke, tha ministri. Kryeministri çek Petr Fiala tha se vendi po përgatitet për "një fundjavë të vështirë".

Autoritetet kanë ngritur mure mbrojtëse me thasë rëre dhe barriera metalike. Ndeshjet e futbollit në dy ligat kryesore të vendit të planifikuara për këtë fundjavë u anuluan./bbc