Atentati i dytë e dyshuar e Trump para zgjedhjeve
(last modified 2024-09-16T07:46:09+00:00 )
Shtator 16, 2024 09:46 Europe/Tirane
  • Atentati i dytë e dyshuar e Trump para zgjedhjeve

Ndërsa njoftoi lajmin për të shtënat rreth pranisë së tij, fushata elektorale e Trump theksoi se Trumpit nuk i ka ndodhur asgjë dhe se ai është në shëndet të përsosur.

Sipas Associated Press, Byroja Federale e Hetimeve (FBI) e Shteteve të Bashkuara të shtënat në afërsi të klubit të golfit të ish-presidentit Donald Trump i quajti një "tentativë për vrasje" dhe institucionet amerikane arrestuan një të dyshuar të quajtur "Ryan Ëesley Roth". 58-vjeçari Ryan Ëesley Roth është arrestuar pasi u qëllua nga oficerët në fushën e tij të golfit në Florida. Dy çanta shpine, një kamerë profesionale GoPro dhe një AK-47 u gjetën në vendin ku ishte vendosur i dyshuari gjatë të shtënave, tha policia. FBI këtë akt e ka deklaruar si një përpjekje të dukshme për të vrarë ish-presidentin amerikan dhe kandidatin republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024. Pas këtij incidenti, Trump në një email njoftoi:  Disa të shtëna u dëgjuan pranë meje. Përpara se thashethemet të dalin jashtë kontrollit, dua që së pari të dëgjoni se jam i sigurt dhe mirë. Unë kurrë nuk do të dorëzohem. Kjo përkundër faktit se Trump u qëllua edhe dy muaj më parë, më 13 korrik, gjatë fushatës zgjedhore në Pensilvani dhe pas reagimit të tij në kohë, atij iu lëndua vetëm veshi. Ryan Wesley Roth mori pjesë në luftën Rusi-Ukrainë në vitin 2022. Që nga viti 2019, ai ka kontribuar në fushatën Demokratike 19 herë. Ai ka shkruar në bio-në e llogarisë së tij në Telegram:  Unë jam në Ukrainë për të fituar këtë luftë me çdo kusht dhe për të rrëzuar Rusinë përgjithmonë. Gjithashtu, në një postim që ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook, ai ka vënë hapur në dyshim ekzistencën e Izraelit.

Tags