Në Bruksel vazhdon dialogu/ S’ka takim trilateral në Bruksel
(last modified Tue, 17 Sep 2024 13:23:41 GMT )
Shtator 17, 2024 15:23 Europe/Tirane
  • Në Bruksel vazhdon dialogu/ S’ka takim trilateral në Bruksel

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka konfirmuar se në Bruksel të martën s’do të ketë takim trilateral.

Ai ka thënë për KOHËN se Bislimi ka pasur takim bilateral me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Nuk ka pasur takim trilateral”, ka thënë ai.

Takime në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi do të ketë sot (e martë, 17 shtator). 

Siç ka njoftuar një ditë më parë Qeveria, drejt Brukselit tashmë ka udhëtuar zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori nga Kosova, Besnik Bislimi.

Vazhdimin e procesit të dialogut e ka konfirmuar edhe Bashkimi Evropian. Në përgjigjen e zëdhënësit Peter Stano është thënë se agjenda është rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe çështjet që po ndikojnë në normalizim mes Kosovës dhe BE-së.

Por as Qeveria e as Brukseli nuk kanë bërë të ditur nëse do të ketë takime trepalëshe.

Pritje nga takimi nuk ka kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq.

Të premten e javës së shkuar, zv.kryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se Serbia ka refuzuar takimin trelateral. Sipas tij, Serbia është përpjekur që në këtë takim “të imponojë pika të agjendës, të destinuara kryesisht për konsum të brendshëm politik”.

Pretendimet e Bislimit në lidhje me refuzimin e Serbisë nuk i ka konfirmuar e as nuk i ka hedhur poshtë Bashkimi Evropian.

Kryenegociatorët Besnik Bislimi e Petar Petkoviqi, për herë të fundit janë takuar në fillim të korrikut. Takimi mes tyre u pat zhvilluar pas atij që emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, zhvilloi ndaras me ta.Pas takimit trepalësh, Lajçak pati deklaruar se me Bislimin e Petkoviqin janë dakorduar për një sërë hapash në vazhdim, pa ndarë hollësi të tjera.

E zv.kryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se pala serbe ishte e interesuar vetëm për një pikë të marrëveshjes bazike, atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Këmbënguljen për themelimin e Asociacionit e pati konfirmuar edhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq.

https://www.koha.net/arberi

Tags