Përmbytje shkatërrimtare godasin Emilia-Romagna në verilindje të Italisë
(last modified Thu, 19 Sep 2024 14:59:00 GMT )
Shtator 19, 2024 16:59 Europe/Tirane
  • Përmbytje shkatërrimtare godasin Emilia-Romagna në verilindje të Italisë

Dhjetra shtëpi u detyruan të evakuoheshin dje në Emilia-Romagna pas reshjeve monstruoze që përshkruheshin si “përtej çdo parashikimi”.

Pas përmbytjeve në Evropën qendrore, stuhia e reshjeve shkatërrimtare goditi mbrëmë në zonat Forlì-Cesena, ashtu si një vit më parë në maj, ku lumenjtë shpërthyen nga shtrati prej reshjeve jashtë sezoni.

“Situata është dramatike,” tha kryebashkiaku i Modigliana, Jader Tardi për rrjetin Sky TG 24. “Është më keq se në 2023.”

Luca Della Godenza, kryebashkiaku i Castel Bolognese, tha se situata e rëndë ishte “përtej parashikimit më të keq”.

“Ne po monitorojmë nivelin e lumit, ka arritur në 6.19 metra në Tebano. Po përpiqemi të njoftojmë qytetarët për situatën e rëndë që po dëshmojmë”.

Lumi Savena në Bologna gjithashtu ishte duke u rritur në volum dhe zyrtarët kanë kërkuar evakuimin e kateve të poshtme të banesave.

Moti i rëndë është bërë i zakonshëm vitet e fundit në Emilia-Romagna dhe rajonin fqinjë Marche.

Përmbytjet në Emilia-Romagna në maj 2023 vranë 17 njerëz dhe shkaktuan €8.5 miliardë dëme, shkruan rrjeti The Guardian.

Javës që shkoi stuhia Boris solli reshje shkatërrimtare në Evropën qendrore duke përfshirë Çekinë, Rumaninë, Poloninë e Austrinë. Dje numri i viktimave arrinte një total prej 22 personash. (TCH)