Vazhdojnë sanksionet amerikane kundër Iranit
(last modified 2024-09-19T20:00:19+00:00 )
Shtator 19, 2024 22:00 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sanksionet amerikane kundër Iranit

Sahab-Departamenti i Thesarit i SHBA-së, në përputhje me politikën e dështuar të Uashingtonit të presionit maksimal, sanksionoi 12 iranianë me pretendime të rreme për shkelje të të drejtave të njeriut.

Sipas IRNA, Departamenti Amerikan i Thesarit në një deklaratë të mërkurën pretendoi: Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA-së sanksionon 12 persona me pretekstin se janë të lidhur me represionin e dhunshëm kundër popullit iranian, brenda dhe jashtë kufijve të tij. Departamenti Amerikan i Thesarit vazhdoi pretendimet e tij dhe shtoi: Këto sanksione synojnë anëtarët e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, zyrtarët e Organizatës së Burgjeve të Iranit dhe ata që janë përgjegjës për operacionet vdekjeprurëse jashtë Iranit. Embargoja u krye me koordinimin e Kanadasë dhe Australisë. Më herët, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, të hënën tha se Uashingtoni sipas politikave të dyfishta të parandalimit, presionit dhe diplomacisë së administratës së presidentit amerikan Joe Biden, ka vendosur më shumë se 500 sanksione kundër Teheranit.

Tags