Mijëra protestues francezë kërkojnë dorëheqjen e Macron
(last modified Sun, 22 Sep 2024 18:48:06 GMT )
Shtator 22, 2024 20:48 Europe/Tirane
  • Mijëra protestues francezë kërkojnë dorëheqjen e Macron

Mijëra demonstrues kanë dalë në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera franceze për të kërkuar dorëheqjen dhe shkarkimin e presidentit Emmanuel Macron.

Demonstratat masive u zhvilluan në të gjithë Francën pasi Macron të shtunën emëroi një qeveri të re të udhëhequr nga kryeministri Michel Barnier, disa javë pas zgjedhjeve parlamentare jopërfundimtare.

Demonstrata më e madhe ishte në Paris, ku organizatorët pretenduan se morën pjesë deri në 40,000 njerëz. Protestat u zhvilluan gjithashtu në Lion, Nante, Marsejë, Bordo, Angouleme dhe Strasburg.

Protestuesit valëvitën flamuj dhe tabela ku shkruhej "Të sunduar nga idiotët" dhe "Shkarkoni Macron" si dhe bënë thirrje për dorëheqjen e presidentit.

Demonstruesit e zemëruar denoncuan Macron dhe kryeministrin e tij të ri konservator, duke pretenduar se ata kishin shpërfillur zgjedhjet parlamentare të korrikut. Ata kundërshtuan një kabinet që thonë se nuk pasqyron rezultatin e zgjedhjeve.

Pamjet treguan gjithashtu protestuesit duke brohoritur parulla kundër qeverisë Macron-Barnier dhe duke bërë thirrje që njerëzit të mobilizohen kundër tyre dhe të mbrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur udhëheqësit e tyre.

 

Tags