Plani “Marrëveshja për të Ardhmen” u miratua në Kombet e Bashkuara
(last modified 2024-09-23T07:47:49+00:00 )
Shtator 23, 2024 09:47 Europe/Tirane
  • Plani “Marrëveshja për të Ardhmen” u miratua në Kombet e Bashkuara

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një plan të quajtur "Marrëveshja për të Ardhmen" ose " Besëlidhja e së Ardhmes".

Kombet e Bashkuara përmes një komunikate njoftuan se Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate të dielën (me orën lokale) miratoi një plan të quajtur “Besëlidhja e së Ardhmes”, për të ulur presionin e vendeve gjithnjë e më të izoluara të botës, për t'u përballur me sfidat e shekullit të 21-të si ndryshimet klimatike dhe inteligjenca artificiale, si dhe për të ndalur intensifikimin e konflikteve, rritjen  e pabarazisë dhe varfërisë. Sipas raportit të mëngjesit të IRNA, duke cituar rrjetin Associated Press, deklarata e OKB-së thotë: “Besëlidhja e së Ardhmes” është një plan prej 42 faqesh që sfidon drejtuesit e 193 vendeve anëtare të kësaj organizate për t'i kthyer premtimet e tyre në veprime reale dhe konkrete. Veprime që do të bëjnë ndryshim në jetën e më shumë se 8 miliardë njerëzve në botë. Sipas deklaratës së OKB-së, projekti " Besëlidhja e së Ardhmes" i cili u mbajt me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për dy ditë, u miratua pavarësisht kundërshtimit të Rusisë. Sipas Associated Press, në fjalën e tij të hapjes në këtë samit, Guterres rastin për të miratuar planin “Besëlidhja e së Ardhmes” e quajti si një mundësi. Ajo vjen vetëm një herë në jetë dhe duhet të përdoret për të ndryshuar rrjedhën e historisë njerëzore duke rigjallëruar bashkëpunimin ndërkombëtar.

Tags