Zelensky: Jemi më afër fundit të luftës se sa mendohet
(last modified Tue, 24 Sep 2024 18:41:48 GMT )
Shtator 24, 2024 20:41 Europe/Tirane
  • Zelensky: Jemi më afër fundit të luftës se sa mendohet

Lufta me Rusinë është më afër fundit nga sa mendojnë shumë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një interviste, duke u bërë thirrje edhe një herë aleatëve që të forcojnë më tej ushtrinë ukrainase.

“Unë mendoj se jemi më afër paqes sesa mendojmë. Jemi më afër fundit të luftës" tha Zelensky duke shtuar se Putini ka frikë nga operacioni në Kursk, i cili po zhvillohet nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Zelensky tha gjithashtu se vetëm nëse forcon pozicionin e saj edhe më shumë, Ukraina mund të “detyrojë Putinin t’i japë fund luftës”.

Ndërkohë, përfaqësuesi për shtyp i presidentit rus, Dmitry Peskov , duke komentuar fjalët e Zelenskyt për përfundimin e konflikteve në Ukrainë, tha se çdo luftë përfundon në një mënyrë ose në një tjetër, por Rusia nuk ka disa zgjidhje alternative për të arritur qëllimet e saj.

“Ju e dini se çdo luftë përfundon në paqe në një mënyrë ose në një tjetër. Por për ne, arritja e qëllimeve tona të deklaruara është absolutisht e vetmja alternativë ”, tha Peskov.

 

Tags