Erdogan: Irani synon paqe dhe stabilitet në rajon
(last modified Wed, 25 Sep 2024 16:48:12 GMT )
Shtator 25, 2024 18:48 Europe/Tirane
  • Erdogan: Irani synon paqe dhe stabilitet në rajon
    Erdogan: Irani synon paqe dhe stabilitet në rajon

ParsToday- Presidenti i Turqisë gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përmendi Republikën Islamike të Iranit si një vend që kërkon të vendosë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Azisë Perëndimore.

Duke iu referuar krizave në rajonin e Azisë Perëndimore, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara: "Irani kërkon paqe dhe stabilitet në rajon".

Sipas ParsToday, Erdogan vuri në dukje edhe krimet e Izraelit në Rripin e Gazës dhe deklaroi se regjimi pushtues izraelit e ka kthyer këtë rajon në një varrezë masive.

Presidenti i Turqisë duke thënë se vendet që mbështesin Izraelin janë bashkëpunëtorë në krimet e këtij regjimi, iu drejtua komunitetit ndërkombëtar: "Ashtu si Hitleri që u ndal nga Bashkësia Ndërkombëtare disa dekada më parë, edhe Netanyahu duhet të ndalet nga komuniteti ndërkombëtar".

Erdogan më tej vuri në dukje agresionin e Izraelit kundër Libanit dhe shtoi: "Izraeli duhet të ndëshkohet për krimet e tij dhe të paguajë për dëmet që ka shkaktuar".

 

Tags