Bombardimet në Liban, Papa: Të papranueshme, përshkallëzim i tmerrshëm i konfliktit!
(last modified Wed, 25 Sep 2024 18:47:03 GMT )
Shtator 25, 2024 20:47 Europe/Tirane
  • Bombardimet në Liban, Papa: Të papranueshme, përshkallëzim i tmerrshëm i konfliktit!

Lideri i katolikëve të botës Papa Francesku kërkoi fundin e përshkallëzimit të tmerrshëm të situatës në Liban, siç e cilësoi ai, teksa e quajti të papranueshme situatën e brishtë të krijuar në këtë vend dhe shtoi se po lutet për të gjithë ata që janë duke vuajtur nga lufta.

Ai i bëri komentet në fundin e audiencës së përjavshme në Vatikan, dhe shtoi: “Jam i trishtuar nga lajmet që vijnë nga Libani, ku ditët e fundit bombardimet intensive kanë shkaktuar shumë viktima e shkatërrim. Ky përshkallëzim është i papranueshëm, komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë çdo përpjekje të mundshme për të ndaluar spiralen e dhunës.”

Tensionet midis Izraelit dhe Hezbollahut libanez janë ashpërsuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë 11 muajve të fundit.

Ndërkohë, me kërkesë të Francës, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka caktuar një takim urgjent për Libanin.

 

Tags