Tetor 07, 2024 21:37 Europe/Tirane
  • Pse liderët evropiane kanë dëshirë dhe interesim për ndezjen e luftërave
    Pse liderët evropiane kanë dëshirë dhe interesim për ndezjen e luftërave

ParsToday- Në një artikull, kanali informativ Al Jazeera ka shqyrtuar çështjen se pse liderët e Bashkimit Evropian duan të ndezin zjarrin e luftës në këtë kohë?

Al-Jazeera, një media e njohur e Katarit, në shënimin e saj të fundit analitik e ka konsideruar ekzistencën e një krize në kontinentin e gjelbër si një nga arsyet e rëndësishme të tendencës së liderëve të Bashkimit Evropian për nxitjen e luftës. Sipas ParsToday, kjo media shkruan: “Bashkimi Evropian është në krizë dhe për këtë arsye drejtuesit e këtij bashkimi duan ta zgjidhin atë krizë me nxitjen e luftërave”.

Në një pjesë tjetër të kësaj analize thuhet: "Liderët evropianë promovojnë edhe sloganin e ekonomisë së luftës dhe zhvillimit të militarizimit për rajonin e tyre sepse evropianët kanë arritur të besojnë se rritja e forcës ushtarake mund të forcojë ekonominë e dobët të Evropës".

Ndërsa kritikon qasjen militante të liderëve të Bashkimit Evropian, kjo analizë e konsideron këtë qasje si pengesë që kontinenti të fokusohet në krizat e shumta të Bashkimit Evropian.

Autori beson se të gjitha diskutimet që lidhen me përgatitjen për ndezjen e zjarrit të luftës dhe sigurimin e armëve largojnë në mënyrë efektive vëmendjen e opinionit publik të shoqërive evropiane nga rrënjët dhe shkaqet kryesore të këtyre krizave.

 

Tags