Tetor 08, 2024 09:53 Europe/Tirane
  • Pompeo: Irani mund ta shkatërrojë Izraelin 2500 herë

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, duke pranuar fuqinë raketore të Iranit, tha se numri i madh i raketave iraniane do të thotë se ky vend mund të shkatërrojë 2500 herë regjimin sionist.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Pompeo, i cili ka punuar në administratën e ish-presidentit amerikan Donald Trump, shkroi në llogarinë e tij të përdoruesit në rrjetet sociale X: "Irani ka gjysmë milioni raketa balistike, që do të thotë se mund të përsërisë operacionet e tij të fundit dhe ta shkatërrojë Izraelin 2500 herë."

Gjithashtu, rezervist gjeneral-brigade Ron Kukhaf, ish-komandanti i sistemit të mbrojtjes ajrore të regjimit izraelit, në një intervistë për gazetën sioniste "Walla", tha se hyrja në një luftë rrënuese me Iranin nuk është në interesin e Izraelit.

Ai shtoi: "Irani ka një sistem të madh raketash me rreze të gjatë veprimi."

Ish-komandanti i sistemit të mbrojtjes ajrore izraelite pranoi: "Pavarësisht efikasitetit të sistemit të mbrojtjes ajrore izraelite, ky sistem ka mangësi dhe nuk është i përsosur."

Mbrëmjen e së martës së 1 tetorit në operacionin "Premtimi i Vërtetë 2", pas një periudhe vetëpërmbajtjeje ndaj cenimit të sovranitetit të Republikës Islamike të Iranit në vrasjen e luftëtarit dëshmor Ismail Haniyeh nga ana e regjimit sionist dhe konform të drejtës së vendit për vetëmbrojtje legjitime sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, raketat e Gardës Revolucionare Islamike goditën objektivat e sigurisë dhe të inteligjencës së regjimit sionist, ku 90% e të shtënave goditën objektivat me sukses dhe regjimi sionist u tmerrua nga dominimi në fushën e inteligjencës dhe aftësisë operacionale të Republikës Islamike të Iranit.

 

Tags