Uragani "Milton" shtyu pjesëmarrjen e "Binden" në takimin e NATO-s
(last modified Wed, 09 Oct 2024 06:55:31 GMT )
Tetor 09, 2024 08:55 Europe/Tirane
  • Uragani

Shtëpia e Bardhë përmes një komunikate njoftoi se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shtyrë udhëtimin e tij në Gjermani për shkak të uraganit të fortë “Milton”.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Shtëpia e Bardhë të martën lëshoi ​​një deklaratë duke njoftuar se Biden nuk do të mund të udhëtojë në Gjermani për të marrë pjesë në takimin e NATO-s për Ukrainën për shkak të uraganit të fortë "Milton".  Bregu i Floridës po përgatitet për të përballuar uraganin Milton dhe dallgët e tij që janë të parashikueshme. Kjo stuhi pritet të sjellë shkatërrime të gjera në zonat që u dëmtuan rëndë nga uragani  Helen i 12 ditëve më parë. Pothuajse i gjithë bregu perëndimor i Floridës ka marrë paralajmërime për uraganin pasi erërat e forta kanë arritur shpejtësinë deri në 250 km/h. Në këtë drejtim, presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shtetin e Floridës dhe mijëra trupa federale janë mobilizuar për operacionet e shpëtimit. Gjithashtu janë lëshuar urdhra evakuimi për qytetet dhe fshatrat përgjatë bregdetit dhe banorët po largohen nga zona.

Tags