Tjetër sulm izraelit ndaj paqeruajtësve të OKB-së në Liban
(last modified 2024-10-12T18:45:04+00:00 )
Tetor 12, 2024 20:45 Europe/Tirane
  • Tjetër sulm izraelit ndaj paqeruajtësve të OKB-së në Liban

Një paqeruajtës i OKB-së është qëlluar në Liban nga trupat izraelite, kanë njoftuar forcat e Kombeve të Bashkuara në vend.

Burri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u “godit me armë zjarri për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm ushtarak” në qytetin Nakoura, deklaroi UNIFIL.

Bëhet e ditur se ai u dërgua në spital për t’iu nënshtruar një operacioni për të hequr një plumb dhe tani është në një gjendje stabile, njofton skynews.

“Ne kujtojmë të gjithë aktorët për detyrimet e tyre për të garantuar sigurinë e personelit dhe ambienteve të OKB-së, duke përfshirë shmangien e aktiviteteve luftarake pranë pozicioneve të UNIFIL”,  tha paqeruajtësi i OKB-së.

Incidenti do të thotë se të paktën pesë paqeruajtës të OKB-së janë plagosur në tre ditët e fundit.

Franca, Italia dhe Spanja kanë akuzuar Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar lidhur me sulmet.

Ndërsa Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i kërkoi prerazi Izraelit që të ndalojë goditjen e paqeruajtësve të OKB-së gjatë konfliktit të tij me Hezbollahun në Liban.

 

Tags