Erdogan: Izraeli kërcënimi më i drejtpërdrejtë për paqen rajonale dhe globale
(last modified Sat, 12 Oct 2024 18:49:49 GMT )
Tetor 12, 2024 20:49 Europe/Tirane
  • Erdogan: Izraeli kërcënimi më i drejtpërdrejtë për paqen rajonale dhe globale

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka denoncuar ashpër agresionin e vazhdueshëm ushtarak izraelit në Gaza dhe Liban, duke e përshkruar regjimin e Tel Avivit si kërcënimin më të drejtpërdrejtë për paqen rajonale dhe globale.

“Izraeli është kërcënimi më i drejtpërdrejtë për paqen rajonale dhe globale dhe ata që kanë për detyrë të ruajnë paqen botërore duhet t'i japin fund këtij kërcënimi,” u tha Erdogan gazetarëve të shtunën gjatë kthimit nga vizitat në Serbi dhe Shqipëri.

Udhëheqësi turk shtoi se Izraeli nuk po synon vetëm stabilitetin në territoret e pushtuara palestineze, por edhe në Liban, duke kërkuar të përhapë trazira në të gjithë rajonin.

Ankaraja po monitoron nga afër veprimet e Tel Avivit dhe çdo veprim të mundshëm kundër Turqisë, tha Erdogan, duke theksuar se aktet e agresionit izraelit nuk mund të anashkalohen.

“Ëndrrat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe bandës së tij do të kthehen në një makth”, tha presidenti turk, duke theksuar se “Palestina do të jetë e lirë dhe Libani do të mbetet i lirë”.

Ai më tej tha se gjenocidi në Gaza ka ndodhur para syve të të gjithëve dhe është në mesin e “turpeve historike të njerëzimit”.

“Ata që përkrahin entitetin terrorist sionist do të mbajnë shenja të këtij turpi për breza të tërë”, theksoi Erdogan.

 

Tags