Macron: Izraeli nuk mund të anashkalojë rezolutat e OKB-së!
(last modified 2024-10-15T18:42:05+00:00 )
Tetor 15, 2024 20:42 Europe/Tirane
  • Macron: Izraeli nuk mund të anashkalojë rezolutat e OKB-së!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk duhet të “shfuqizojë vendimet e OKB-së”, tha këtë të martë presidenti francez Emmanuel Macron, ndërsa theksoi se vendimi OKB-së krijoi shtetin e Izraelit.

“Netanyahu nuk duhet të harrojë se vendi i tij u krijua nga një vendim i OKB-së ,” tha Macron, duke iu referuar votimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në nëntor 1947 mbi planin për ndarjen e Palestinës në një shtet hebre dhe një shtet palestinez.

“Rrjedhimisht, tani nuk është koha për të anashkaluar rezolutat e OKB-së,” shtoi ai, duke komentuar ndërhyrjen tokësore të forcave izraelite në Libanin jugor, ku është vendosur forca paqeruajtëse UNIFIL.

Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së thotë se vetëm ushtria libaneze dhe misioni paqeruajtës i OKB-së lejohen të vendosin forca në Libanin jugor dhe vendos një ndërprerje të armiqësive në të dyja anët e kufirit.

Të dielën, Netanyahu i bëri thirrje shefit të OKB-së Antonio Guterres që të largojë menjëherë paqeruajtësit nga jugu i Libanit.

 

Tags