Italia shton kufizimet për eksportet e armëve në Izrael
(last modified Wed, 16 Oct 2024 09:04:57 GMT )
Tetor 16, 2024 11:04 Europe/Tirane
  • Italia shton kufizimet për eksportet e armëve në Izrael

Kryeministrja e Italisë theksoi se ky vend do të shtojë kufizimet në eksportin e armëve për regjimin sionist.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, cituar nga agjencia Sputnik, kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi se "vendi i saj, ndryshe nga Franca, Gjermania dhe Anglia, që në ditët e para të luftës së regjimit sionist kundër popullit të Gazës, ka miratuar vendosjen e kufizimeve të ashpra ndaj eksportit të armëve për Izraelin dhe se këto kufizime do të shtohen edhe më shumë".

Këto deklarata ajo i bëri në Senatin italian në prag të samitit të krerëve të vendeve të Bashkimit Evropian.

Më tej, Meloni shpjegoi se "pas fillimit të operacioneve të Izraelit në Rripin e Gazës, qeveria pezulloi menjëherë dhënien e të gjitha lejeve të reja në sektorin e armëve. Për eksportin e produkteve ushtarake në Izrael nuk u zbatuan kontratat e nënshkruara pas datës 7 tetor dhe u rishikuan të gjitha licencat e eksportit të armëve të lëshuara para datës 7 tetor".

Gjithashtu, dje, të martën, disa media gjermane pretenduan se çështja e dërgimit të armëve për regjimin sionist është kushtëzuar me angazhimin për mospërdorimin e tyre kundër civilëve në Rripin e Gazës.

Sipas raportimeve, qeveria gjermane ka refuzuar të dorëzojë armatime për regjimin sionist derisa regjimi në fjalë të japë garanci me shkrim se këto armë nuk do të përdoren për të sulmuar civilët në Gaza.

 

Tags