Zelensky zbulon planin e paqes të Ukrainës
(last modified 2024-10-16T18:42:10+00:00 )
Tetor 16, 2024 20:42 Europe/Tirane
  • Zelensky zbulon planin e paqes të Ukrainës

Volodymyr Zelensky shpalosi sot (e mërkurë) planin e tij të quajtur “Plani i Fitores” në Parlamentin e Ukrainës dhe pretendoi edhe një herë se Koreja e Veriut po merr pjesë në luftën kundër Ukrainës së bashku me Rusinë.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, presidenti i Ukrainës njoftoi në parlamentin e vendit se "Plani i Fitores" i Ukrainës me pesë pika kërkon një ftesë të pakushtëzuar nga Kievi për t'u bashkuar me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), mbështetje speciale me armatime dhe akses të Ukrainës në kapacitetin parandalues jobërthamor.

"Ne, së bashku me partnerët tanë, duhet të ndryshojmë situatën për t'i dhënë fund luftës," u tha Volodymyr Zelensky parlamentarëve dhe zyrtarëve të lartë ukrainas. Pavarësisht se çfarë dëshiron Putini [Presidenti i Rusisë]; ne të gjithë duhet të ndryshojmë situatën në mënyrë që Rusia të detyrohet të bëjë paqe."

Në fund të shtatorit, Zelensky u takua me presidentin amerikan Joe Biden, aleatin e tij kryesor, për të paraqitur "Planin e Fitores" në Uashington.

Gjatë turneut të tij evropian, presidenti i Ukrainës u takua edhe me liderët e Anglisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë për të diskutuar mbi këtë çështje.

Presidenti i Ukrainës njoftoi gjithashtu se nesër, të enjten, më 17 tetor do të shkojë në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel për të prezantuar dhe shpalosur planin e tij.

 

Tags