Franca dhe Anglia kërkojnë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit
(last modified Wed, 16 Oct 2024 18:44:34 GMT )
Tetor 16, 2024 20:44 Europe/Tirane
  • Franca dhe Anglia kërkojnë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit

Kryeministri britanik tha se Franca dhe Anglia kanë kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të shqyrtuar situatën humanitare në Gaza dhe se Londra po shqyrton vendosjen e sanksioneve kundër dy ministrave radikalë sionistë.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, kryeministri britanik Keir Starmer tha: "Britania po kërkon të sanksionojë Bezalel Smotrich, ministrin e Financave të regjimit sionist dhe Itamar Ben-Gvir, ministrin e Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist, për shkak të komenteve të kundërshtueshme që ata kanë bërë për konfliktet në Gaza."

Ndërkohë, ministri i Jashtëm britanik, David Lammy, njoftoi gjithashtu në një deklaratë se Tel Avivi duhet të sigurojë që civilët në Gaza të mbrohen dhe që rrugët për hyrjen dhe dërgimin e ndihmave humanitare të mbeten të hapura dhe se mbledhja e OKB-së duhet të trajtojë këtë çështje.

Ai tha gjithashtu se Algjeria i është bashkuar kërkesës së Anglisë dhe Francës për të mbajtur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit për të shqyrtuar situatën humanitare në Gaza.

Smotrich më parë ishte nën kritika të rënda vendase dhe të huaja për komentet se uritja e qëllimshme e civilëve në Gaza mund të ishte "e justifikueshme". Po ashtu edhe Ben-Gvir është kritikuar ashpër për quajtjen "heronj" të kolonëve të dhunshëm në Bregun Perëndimor.

Kryeministri britanik shtoi: "Izraeli duhet të ndërmarrë të gjitha hapat e mundshëm për të parandaluar viktimat civile, t'i japë më shumë ndihmë Gazës dhe t'u japë agjentëve humanitarë të OKB-së mundësinë për të vepruar në mënyrë efektive".

 

Tags