OKB: Izraeli ka penguar sistematikisht hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza
(last modified 2024-10-17T09:19:17+00:00 )
Tetor 17, 2024 11:19 Europe/Tirane
  • OKB: Izraeli ka penguar sistematikisht hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Në një deklaratë, Komisioneri i Lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, deklaroi se kushtet e vështira dhe torturuese për vazhdimin e jetës së popullit palestinez në Gaza nuk mund të përshkruhen dhe theksoi se regjimi kriminal sionist ka penguar sistematikisht hyrjen e ndihmave humanitare në këtë rajon.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut vuri në dukje se më shumë se 42,000 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës gjatë një viti deri më tani, shumica e të cilëve ishin gra dhe fëmijë palestinezë dhe tha: "Kjo, ndërkohë që afro 1,900,000 njerëz nga banorët e këtij rajoni janë zhvendosur gjithashtu për herë të dytë. Të gjitha këto mizori janë kryer ndërkohë që Izraeli ka penguar sistematikisht hyrjen e ndihmave të mjaftueshme humanitare në këtë rajon."

Türk, gjithashtu, theksoi nevojën e ndërhyrjes së organizatave ndërkombëtare dhe të vendeve të botës për t'i dhënë fund dhimbjes dhe vuajtjes së madhe që po përjeton populli palestinez në Gaza dhe shtoi: "Nëse nuk i jepet fund këtij cikli lufte dhe gjakderdhjeje, sigurisht që do të ndodhë një luftë më e gjerë, e cila mund të shkatërrojë jetët e njerëzve dhe të drejtat e njeriut në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në Azinë Perëndimore."

Në të njëjtën kohë, organizata Oxfam dhe 37 organizata të tjera të ndihmës, nëpërmjet një deklarate paralajmëruan për situatën e rëndë humanitare në veri të Rripit të Gazës dhe njoftuan se që prej 16 ditësh nuk ka mbërritur asnjë ushqim në veri të kësaj zone dhe se bota nuk duhet të qëndrojë duarlidhur përballë krimeve të regjimit sionist.

 

Tags