Parlamentarja spanjolle: Ne jemi bashkëfajtorë në gjenocidin e Izraelit
(last modified Thu, 17 Oct 2024 09:20:20 GMT )
Tetor 17, 2024 11:20 Europe/Tirane
  • Parlamentarja spanjolle: Ne jemi bashkëfajtorë në gjenocidin e Izraelit

Ione Belarra, deputete në Parlamentin spanjoll, në një deklaratë, duke treguar foton e të riut palestinez Sha'ban Al-Dalo, i cili u dogj i gjallë gjatë bombardimeve të çadrave të refugjatëve palestinezë në Gaza nga avionët e regjimit sionist, iu drejtua kryeministrit të këtij vendi, Pedro Sanchez dhe tha: "Ne jemi bashkëfajtorë në gjenocidin (e regjimit) izraelit."

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar rrjetin Al-Jazeera, Belarra, e cila po fliste në seancën e Parlamentit spanjoll, kritikoi kryeministrin e këtij vendi për mosmarrjen e asnjë mase praktike për embargo ndaj armëve të regjimit sionist dhe deklaroi: "Ju keni më shumë se një vit që keni në duar kontrollin e qeverisë spanjolle, por praktikisht nuk keni bërë asgjë për të ndalur gjenocidin që po ndodh në Gaza."

Gjithashtu, duke vijuar, kjo deputete e parlamentit spanjoll vuri në dukje krimin e fundit të regjimit sionist në bombardimin dhe djegien e tendave të refugjatëve palestinezë pranë spitalit "Martirët e al-Aksa"-së në qendër të Gazës dhe theksoi: "Nuk ekziston asnjë dallim mes asaj që Tel Avivi po bën dhe dhomave të gazit të nazistëve, sepse Izraeli, në këtë krim dogji dhjetëra njerëz të gjallë në tenda."

Gjithashtu, Belarra, duke theksuar se Spanja i shiti armë regjimit kriminal sionist pas 7 tetorit, tha: "Gjatë këtij një viti gjenocidi, qeveria juaj jo vetëm që i shiti (regjimit të) Izraelit një miliardë euro armë, por u siguroi atyre edhe mundësinë e transportit të armëve nga portet tona. Kështu që, nëse vërtet besoni në embargon e armëve (ndaj regjimit sionist), hiqni dorë nga gënjeshtra dhe zbatojeni atë njëherë e përgjithmonë."

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, avionët luftarakë izraelitë bombarduan çadrat e refugjatëve palestinezë pranë një spitali në qendër të Gazës, ku si pasojë e këtij sulmi u dogjën 30 çadra, u martirizuan 3 persona dhe u plagosën 70 persona të tjerë.

 

Tags